Gjejnë pasuesin e Gotzes

Futboll

Gjejnë pasuesin e Gotzes

Më: 29 qershor 2022 Në ora: 11:59
Simons

Xavi Simons është zyrtarisht lojtari më i ri i PSV-së. Vetëm pak ditë më parë, PSG konfirmoi rinovimin e kontratës me lojtarin, por gjërat ndryshuan në orët e fundit, pasi Simons ishte projektuar të ishte pjesë e skuadrës së parë, por tani do të jetë shumë kilomentra larg Parisit.

19-vjeçari i talentuar është larguar përfundimisht nga kampionët e Francës, me mesfushorin i cili tashmë do të provojë një eksperiencë të re, në Holandë, ku projektohet të marrë një rol të rëndësishëm në skuadër.

Simons konsiderohet një lojtar me perspektiv dhe shumë të ardhme, pavarësisht minutazhit të pakët që mori te PSG, pasi në dy sezone numëron vetëm 11 ndeshje, pak minuta dhe asnjë gol të shënuar.

Pas largimit të Mario Gotze, drejtuesit e PSV-së nuk kanë humbur kohë duke sjellë në Eindhoven 19-vjeçarin, I cili ka firmosur për pesë sezone dhe pritet të gjejë “habitatin” e duhur për të treguar vlerat e tij.

Simons konsiderohet një lojtar me perspektiv dhe shumë të ardhme, pavarësisht minutazhit të pakët që mori te PSG, pasi në dy sezone numëron vetëm 11 ndeshje dhe asnjë gol të shënuar. Kështu Simons do të rikthehet në vendlindjen e tij, ndërsa do të luajë për rivalët e qytetit të tij, pasi talenti ka lindur në Amsterdam.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat