Dortmundi nuk do t’i marrë në konsideratë ofertat nën 120 milionë euro

Futboll

Dortmundi nuk do t’i marrë në konsideratë ofertat nën 120 milionë euro

Më: 29 qershor 2022 Në ora: 12:57
Jude Bellingham

Talentin i ri, Jude Bellingham, është duke u kërkuar nga shumë skuadra të njohura evropiane.

Ai me paraqitjet e tij me skuadrën gjermane, Dortmund, ka arritur të tërheqë vëmendjen e klubeve të mëdha.

Tani, raportohet se mesfushori mund të largohet nga Dortmundi, po klubi natyrisht që nuk do ta lejojë atë të ikë për një shumë të vogël, duke marrë parasysh interesimin e madh.

Sipas “Sport Bild”, klubi gjerman nuk do të marrë oferta nën 120 milionë euro për 19-vjeçarin.

Me tre vjet të mbetur në kontratën e tij aktuale, klubi gjerman nuk ka ndërmend ta shesë atë këtë verë, por po përgatitet për një mori ofertash në vitin 2023.

Gjigantët evropianë, të cilat po luftojnë për t’i siguruar shërbimet e anglezit janë: Real Madridi, Liverpooli dhe Manchester Unitedi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat