PSG paguan klauzolën e mesfushorit të kombëtares

Futboll

PSG paguan klauzolën e mesfushorit të kombëtares

Më: 30 qershor 2022 Në ora: 12:30
PSG

PSG ka siguruar përforcimin e parë në këtë seksion të merkatos. Drejtuesit e kampionëve të Francës kanë paguar klauzolën prej 40 milionë eurosh për Vitinha, mesfushorin qendror që vjen nga Porto.

22-vjeçari debutoi me kombëtaren portugez në muajin mars. Ai ka udhëtuar ditën e sotme drejt kryeqytetit francez për të kryer vizitat mjekësore dhe për të firmosur kontratën me klubin e ri.

RMC Sport raporton se Vitinha do të firmosë deri në vitin 2027 me PSG-në. Kjo është aventura e tij e dytë jashtë Portugalisë pas huazimit te anglezët e Ëolves në sezonin 2020/2021.

Drejtuesit e PSG-së kanë preferuar Vitinhan përpara Renato Sanchos, mesfushorit të Lille, për të cilin interesohen prej kohësh edhe kuqezinjtë e Milanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat