Oferta e Feyenoordit për talentin italian

Futboll

Oferta e Feyenoordit për talentin italian

Më: 30 qershor 2022 Në ora: 19:43
Oferta e Feyenoordit për talentin italian

Roberto Mancini i befasoi të gjithë para dhe gjatë ndeshjeve të Nation League kur grumbulloi dhe aktivizoi talentin 18-vjeçar të Zyrihut, Gnoto, që konsiderohet tashmë e ardhmja e futbollit italian. Adoleshenti është kthyer në në shpresën e madhe të të kaltërve pas dështimit për të marrë pjesë në “Katar 2022”.

Gnotto ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve në Europë, por Feyenoordi i Rotherdamit hodhi një hap konkret, duke prezantuar një ofertë zyrtare. Por klubi i Zyrihut as që e ka marrë në konsideratë, madje ka reaguar me ironi për shumën e ofruar.

“Katër milionë euro është një shumë qesharake, Zyrihu nuk është vetëshërbim”, – ka shpjeguar Ancillo Canepa, president i Cyrihut.

Një sinjal i qartë nga klubi zviceran për të interesuarit për Gnoton: Oferta duhet të jetë serioze për një sulmues që konsiderohet një talent i madh i futbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat