Presidenti i Lilles mohon akord me PSG-në

Futboll

Presidenti i Lilles mohon akord me PSG-në

Më: 30 qershor 2022 Në ora: 20:32
Sanches

Duke folur në konferencën për shtyp për prezantimin e Fonseca si trajner i ri i Lille, Olivier Letang, president i klubit francez, foli për situatën e lidhur me Renato Sanches qe po kerkohet nga Milan dhe PSG:

“Ai është një nga lojtarët që i ka mbetur një vit kontratë, por ju e dini se ai do të duhej të largohej verën e kaluar për te Barcelona. Deri më sot nuk kemi pasur asnjë kontakt me PSG dhe nuk kemi marrë asnjë ofertë.

Ka klube të tjera të interesuara, klube shumë të mëdha evropiane që kanë bërë tashmë oferta zyrtare”. Megjithate, sipas asaj qe shkruhet ne France Sanches ka braktisur pushimet e tij dhe ndodhet ne Paris per te firmosur akordin me PSG ne menyre te fshehte.

Ne fakt, flitet per 6 mln euro ne sezon per 4 vitet e ardhshme. Mentori i tij, Luis Campos, qe e mori te Lille pasi gjerat ne Angli te Swansea nuk shkuan mire pasi u huazua nga Bayern, e ka bindur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat