Blejnë klubin historik për 13 milionë euro

Futboll

Blejnë klubin historik për 13 milionë euro

Më: 2 korrik 2022 Në ora: 20:07
Blejnë klubin historik për 13 milionë euro

Pronarët e Manchester Cityt kanë shtuar dhe një klub tjetër në zinxhirin e skuadrave që ata zotërojnë. Sipas mediave britanike, ata janë fare pranë mbylljes së marrëveshjes për blerjen e aksioneve të klubit të Palermos.

Sipas “Daily Mail”, ata kanë arritur një marrëveshje për blerjen e klubit për 13 milionë euro.

“City Football Group” zotëron një mbretëri klubesh që nga Oqeania deri në SHBA.

Shefi i Palermos, Dario Mirri, ka pasur një takim me drejtuesit e Sitit të premten në mëngjes, duke rënë dakord për blerjen e 80% të aksioneve të klubit. Sipas gazetës italiane “Giornale di Sicilia”, Mirro do të vijojë të qëndrojë president i klubit me 20% të aksioneve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat