Ikona gjermane: Ronaldo te Bayern do të ishte lëvizje seksi

Futboll

Ikona gjermane: Ronaldo te Bayern do të ishte lëvizje seksi

Më: 4 korrik 2022 Në ora: 19:27
Cristiano Ronaldo

Ikona gjermane e futbollit, Matthaus e sheh Cristiano Ronaldon si zëvendësues ideal për Robert Lewandowskin.

Lothar Matthaus e ka përshkruar lëvizjen e mundshme për Ronaldo si një lëvizje ‘seksi’.

“Ronaldo te Bayern do të ishte seksi. Së paku ju duhet t’i shqyrtoni opsionet dhe të shkoni përmes tyre një herë”, ka shkruar Matthaus në kolumnën e tij për ‘Sky Germany’.

“Nëse te Bayern ka një mendim që Ronaldo është i gatshëm fizikisht për të ndihmuar për një vit ose dy, dhe me paratë e gjeneruara nga Lewandowski merr portugezin super-yll, do ta mendoja”, shtoi gjermani.

Cristiano Ronaldo lidhet me skuadra si Roma e Chelsea. Ai nuk është paraqitur në stërvitje me Man United.

Mbetet të shihet nëse Bayern do të bëjnë lëvizje për portugezin.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat