Partizani mbërrin në Gjeorgji, akomodohet mbi 80 km larg stadiumit

Futboll

Partizani mbërrin në Gjeorgji, akomodohet mbi 80 km larg stadiumit

Më: 6 korrik 2022 Në ora: 13:42
Partizani mbërrin në Gjeorgji, akomodohet mbi 80 km larg stadiumit

Skuadra e Partizanit të Tiranës ka mbërritur në Gjerogji për ndeshje e parë me Sabutarlon në raundin e parë kualifikues të Conference League.

Të kuqtë janë nisur nga aeroporti i Rinasit paraditen e kësaj të mërkure, për të mbërritur në Tbilisi afër mesditës.

Delegacioni i 16 herë kampionëve të Shqipërisë është akomoduar në hotelin “Radisson Blu Iveria” në kryeqytetin gjeorgjian, Tbilisi, ndërsa ndeshja do të zhvillohet në “Tengiz Burjanadze Stadium” të Gorit, në orën 18:00, këtë të enjte.

Ndeshja e kthimit do të luhet një javë më pas, në “Air Albania”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat