Spezia për treg te Milani

Futboll

Spezia për treg te Milani

Më: 6 korrik 2022 Në ora: 22:13
Spezia për treg te Milani

Spezia hedh sytë nga Milani kampion i Italisë për të përforcuar organikën.

Drejtuesit e klubit ligur kanë takuar Maldinin e Massarën, të cilëve u kanë kërkuar të marrin në huazim plot 3 futbollistë që nuk bëjnë pjesë në planet e kuqezinjve për sezonin e ardhshëm.

Bëhet fjalë për mbrojtësin italian Mattia Caldara, mesfushorin Daniele Maldini dhe sulmuesin serb Marko Lazetic. Veçanërisht dy të parët ndiqen me prioritet nga Spezia, që është ofruar t’i marrë në huazim, ndërsa Milani dëshiron që Caldarën ta shesë njëherë e mirë.

Nga ana tjetër, Maldini ka dhënë miratimin edhe për huazimin e të birit, por në të njëjtën kohë ka kërkuar një kanal preferencial mbi të rinjtë Jakub Kiwior dhe Kelvin Amian, të cilët janë rritur ndjeshëm te Spezia gjatë sezonit të fundit,

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat