Muharrem Svarqa propozon vendin për stadium të ri të Ferizajt!

Futboll

Muharrem Svarqa propozon vendin për stadium të ri të Ferizajt!

Nga: K. G. Më: 7 korrik 2022 Në ora: 14:17
Ilustrim

Ferizaj pa stadium të futbollit, ky është shqetësimi më i madh për secilin qytetar.

Stadiumi që gjendet prapa palestrës së sportit “Bill Clinton”, është pronë e AKP-së. 

Ish kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, ka një propozim interesant.   

“Rreth debatit publik me komunitetin e sportit, lidhur me ndërtimin e Stadiumit  të futbollit në Ferizaj

Debati që po zhvillohet lidhur me lokacionin e stadiumit të futbollit është mirë që të mos bëhet për çështje formale. 

Në bazë të prirjes pozitive dhe domosdoshmërisë së zgjidhjes së kësaj çështje të neglizhuar  por edhe duke marrë parasysh çështjet e pazgjidhura të pronave komunale të menaxhuara nga AKP,  prona mbi 15 hektarëshe e fshatit Sazli do të ishte zgjidhja ideale.

Shto kësaj edhe emra të traditës së futbollit që kanë dalë nga ky lokalitet talentësh në krye me legjendën e futbollit ferizajas e më gjerë Ismet Shabanin, emrin e të cilit me krenari e mbanë Stadiumi i qytetit. 

Një vendim i tillë është nderim edhe për figurën e tij.

Kërkesa e banorëve për ndërtimin e tij, është e vjetër dhe e përsëritur nga viti në vit. Hapa të shumtë tashmë janë bërë, me ndërtimin e një fushe fillestare të futbollit e cila pret finalizimin.

Shpresoj shumë që debati do të bëj zgjidhje në favor të këtij propozimi. 

Deri atëherë presim çfarë do të prodhoi ai!?”, ka shkruar Sfarqa në profilin e tij në faceboook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat