Madrilenët kanë blinduar të gjithë emrat më të rëndësishëm

Futboll

Madrilenët kanë blinduar të gjithë emrat më të rëndësishëm

Më: 8 korrik 2022 Në ora: 17:08
Madrilenët kanë blinduar të gjithë emrat më të rëndësishëm

Reali i Madridit duket se punon si një orë zvicerane. Pasi kanë afruar dy lojtarë të rëndësishëm si Rydiger dhe Tçuomeni, te Reali kanë vijuar punën me rinovimet.

Madrilenët kanë blinduar të gjithë emrat më të rëndësishëm, të cilët do të jenë e ardhmja e klubit. Të parët që kanë rënë dakord për rinovimin kanë qenë tresha braziliane, Vinicius Zhunior, Rodrigo Goesh dhe Eder Militao. Ndërkohë që mjaft të rinj të tjerë kanë firmosur kontrata afatgjata me klubin që mbërrijnë disa deri në vitin 2026 e të tjera deri në vitin 2028.

Kështu, treshja Tçuomeni, Rodrigo e Militao kanë firmosur me klubin kampion Europe deri në vitin 2028.

Një treshe tjetër e përbërë nga Valverde, Kamavinga e Vinicius kanë firmosur ose do të firmosin deri në vitin 2027, teksa Kurtua, Alaba e Rydiger do të qëndrojnë në klub deri në vitin 2026.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat