Lewandowski sprovon nervat e bavarezëve

Futboll

Lewandowski sprovon nervat e bavarezëve

Më: 14 korrik 2022 Në ora: 14:01
Lewandowski sprovon nervat e bavarezëve

Marrëdhënia Bayern-Lewandowski po “thyhet” çdo ditë e më shumë. Prej javësh tashmë polaku ka shprehur dëshirën për t’u larguar në drejtim të Barcelonës, por kampionët e Gjermanisë nuk e pranojnë një gjë të tillë dhe si formë për ta ndaluar sulmuesin kërkon 50 milionë euro për kartonin e 33-vjeçarit.

Pavarësisht dëshirës së Lewandowskit, bavarezët e detyruan sulmuesin që të kthehej në stërvitje. Të mërkurën, dje, ekipi zhvilloi seancën e parë stërvitore dhe gjërat nuk shkuan aq mirë saç pritej.

Mediet gjermane raportojnë se polaku është përplasur me trajnerin Julian Nagelsmann, ndërsa më tej shtojnë se Lewy ka refuzuar të ekzekutojë një penallti të kërkuar nga tekniku.

Ndërsa edhe ditën e sotme, sipas raportimeve nga Gjermania, sulmuesi është paraqitur me vonesë në stërvitje, duke sprovuar nervat e klubit.

Kjo situatë i ka ngritur gjakrat te kampionët e Gjermanisë, që duket se nuk janë aspak të qetë në grup, përtej faktit që duhet të mendojnë për të gjetur një zëvendësues të polakut, që duket shumë e vështirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat