Interesim i madh i tifozëve të Vllaznisë

Futboll

Interesim i madh i tifozëve të Vllaznisë

Më: 20 korrik 2022 Në ora: 14:24
Interesim i madh i tifozëve të Vllaznisë

Interesim i madh i tifozëve të Vllaznisë për duelin ndaj Kraiovës në “Loro Boriçi”, mësohet sa bileta janë shitur deri tani!

Vllaznia do të ketë një aleat shumë të fortë në takimin e nesërm kundër Universitatea Kraiovës në stadiumin “Loro Boriçi”, ora 21:00.

Bëhet fjalë për tifozërinë që pritet të mbushë impiantin, duke qenë lojtari i 12-të i kuqebluve.

Deri dje, shifra e biletave të shituara i kishte kaluar 6 mijë, ndërsa kulmi pritet të arrijë sot.

Interesimi është i madh, në një kohë që deri më tani nuk ka njoftim nëse do të ketë transmetim të takimit në ndonjë nga televizionet shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat