Schmeichel: E vështirë, për mua ishte më shumë se një klub

Futboll

Schmeichel: E vështirë, për mua ishte më shumë se një klub

Më: 4 gusht 2022 Në ora: 16:59
Schmeichel: E vështirë, për mua ishte më shumë se një klub

Kasper Schmeichel vendosi të largohet nga Premier League, teksa zgjodhi të vazhdojë karrierën e tij në Ligue 1.

Tashmë portieri është prezantuar ditën e djeshme te Nice, ndërsa largohet nga Leicester City pas 11 vitesh skuadër me të cilën fitoi Premier League (2016), Kupën e Ligës (2014), FA Cup (2021) dhe Superkupës e Anglisë (2021).

35-vjeçari nuk i ka harruar tifozët e “Dhelprave” gjatë prezantimit si portier i Nice.

“Pas njëmbëdhjetë sezonesh të pabesueshme, mora vendimin e vështirë për t’u larguar nga Leicesteri.

Për mua ishte më shumë se një klub, një vend ku bëra miq dhe gjeta kujtime për jetën. Leicester City ishte shtëpia ime. Njëmbëdhjetë sezone të veçanta nga njerëzit në prapaskenë, nga ata në fushë pranë meje dhe nga tifozët.

Mbështetja juaj ka qenë e jashtëzakonshme, ju jam shumë mirënjohës secilit prej jush. Faleminderit, shihemi së shpejti”, deklaroi portieri i njohur..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat