Silva është kthyer në prioritetin e Barcelonës

Futboll

Silva është kthyer në prioritetin e Barcelonës

Më: 4 gusht 2022 Në ora: 17:06
Silva

Lojtari i Manchester City-t, Bernardo Silva është kthyer në prioritetin e Barcelonës, me katalanasit që kërkojnë transferimin e tij në “Camp Nou”.

Sipas “Daily Mail’ raportohet se Barça dhe Silva kanë arritur marrëveshjen personale mes tyre, por për transferimin e portugezit në “Camp Nou” ka dy pengesa.

E para ka të bëjë me shitjen e Frenkie de Jong, që të realizohet transferimi i Silvas te katalasnit duhet të behet e mundur largimi i holandezit.

Ndërsa pengesa e dytë ka të bëjë me bindjen e Cityt, pasi anglezët nuk dëshirojnë të largojnë lojtarin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat