Lewandowski nuk ia doli ta thyej rekordin

Futboll

Lewandowski nuk ia doli ta thyej rekordin

Më: 6 gusht 2022 Në ora: 20:02
Lewandowski nuk ia doli ta thyej rekordin

Robert Lewandowski u prezantua të premten zyrtarisht si lojtar i Barcelonës.

Sulmuesi polak u prezantua para tifozëve në “Camp Nou” dhe fakti që hyrja ishte falas, pritej që ky të ishte prezantimi më i ndjekur ndonjëherë – megjithatë, ashtu nuk ndodhi,

Te Barcelona rekordin e ka Zlatan Ibrahimovic, si futbollisti më i ndjekur në prezantim te katalunasit.

60 mijë ishin të pranishëm në prezantimin zyrtar të sulmuesit suedez, teksa në prezantimin e Lewandowskit ishin të pranishëm 59,026 tifozë.

33-vjeçari tregoi disa aftësi mbresëlënëse me top në prezantimin e tij. Megjithatë, ato nuk ishin diçka për të cilat ish-sulmuei i Bayern Munichit njihet.

Robert Lewandowski më shumë njihet për gola, çka edhe presin tifozët e Barcelonës këtë sezon nga ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat