I kërkon Tuchelit largimin

Futboll

I kërkon Tuchelit largimin

Më: 7 gusht 2022 Në ora: 12:47
I kërkon Tuchelit largimin

Sulmuesi i Chelseat, Kallum Hadson-Odoi, i ka kërkuar trajnerit gjerman të “Bluve”, Tomas Tuhel, që dëshiron të largohet nga skuadra këtë verë, drejt një destinacioni ku do të ketë mundësinë për të luajtur.

Siç bëjnë me dije mediat angleze, për të kanë shfaqur interes prej kohësh Newcastlei dhe Sauthemptoni.

Së fundmi, për shërbimet e 21-vjeçarit kanë hyrë në garë edhe Juventusi me Dortmundin.

“Zonja” e shikon atë si një opsion të mirë që mund të mbulojë të dyja krahët e sulmit, ashtu edhe të mbrojtjes.

Nga ana tjetër, verdhezinjtë e Gjermanisë, kërkojnë të ngrenë një skuadër të bazuar në elementet e rinj dhe Hadson-Odoi do të ishte i duhur për t’iu përshtatur skemave të Terziç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat