Manchester United - Brighton, formacionet

Futboll

Manchester United - Brighton, formacionet

Më: 7 gusht 2022 Në ora: 14:28
Ronaldo

Cristiano Ronaldo do ta nisë nga stoli ndeshjen e parë të United në sezonin e ri të Premier League kundër skuadrës së Brighton-it.

Trajneri i ri Erik ten Hag e ka lënë jashtë formacionit titullar portugezin për ndeshjen e tij të parë zyrtare në drejtim të skuadrës së Old Trafford.

Eksperienca e shkurtër e holandezit në drejtim të United është dominuar nga pyetjet mbi të ardhmen e Cristiano Ronaldo-s.

Dhe të dielën e kaluar është zemëruar kur Ronaldo është larguar para kohe gjatë miqësores së United kundër Rayo Vallecano-s, në të cilën portugezi ka luajtur vetëm 45 minutat e para.

Portugezi është i dëshpëruar të largohet nga klubi për të luajtur në Champions League. Por për shkak të mungesës së ofertave për të, ai është i detyruar të qëndrojë në Old Trafford.

Ndërkohë, Christian Eriksen dhe Lisandro Martinez do të debutojnë të dy me Manchester United kundër Brighton-it.

Formacionet zyrtare

Man Utd — de Gea; Diogo Dalot, Maguire(C), Martinez, Shaw; McTominay, Fred; Sancho, Eriksen, Bruno Fernandes; Rashford.

Brighton — Sanchez; Veltman, Dunk(C), Webster; March, Lallana, Caicedo, Trossard; Groß, Mac Allister; Welbeck.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat