I shpëton mrekullisht kartonit të kuq pas lojës me dorë

Futboll

I shpëton mrekullisht kartonit të kuq pas lojës me dorë

Më: 7 gusht 2022 Në ora: 15:33
I shpëton mrekullisht kartonit të kuq

Giorgio Chiellini është i njohur për taktikat e tij të fshehta, por mbrojtësi i Lose Angeles FC pa dyshim e ‘zbuloi’ veten mëngjesin e së dielës pasi ndali me dorë njërin nga topat më flagrantë të qëllimshëm të parë ndonjëherë, por arriti ta shmang një karton të kuq.

Los Angeles FC i mbushur me yje tregoi edhe një herë forcën e tyre fitoi me rezultat të thellë 4-1 ndaj Real Salt Lake.

Në këtë ndeshje u pa një supergol i Gareth Bale, i cili vulosi rezultatin përfundimtar pas një aksioni të bukur individual.

Megjithatë, një rast tjetër i ndodhur në minutën e 69-të ka ‘vjedhur shfaqjen’.

Akteri kryesor i kësaj ndodhie ishte legjenda italiane e Juventusit, Chiellini, i cili këtë verë u transferuar te klubi nga MLS.

Chiellini bëri prekjen më flagrante dhe të qëllimshme të topit me dorë, duke ndaluar një kundërsulm të Real Salt Lake.

Italiani e gjykoi gabim kërcimin e topit dhe zgjodhi të bënte një lëvizje të ngjashme me një volejbollist.

Megjithatë, gjyqtari nuk e vlerësoi aq të qëllimshme ndaljen e topit me dorë dhe i tregoi vetëm një karton të verdhë qendërmbrojtësit veteran.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat