Serbët e provokojnë Zhegrovën dhe shqiptarët, e shpalosin...

Futboll

Serbët e provokojnë Zhegrovën dhe shqiptarët, e shpalosin...

Më: 9 gusht 2022 Në ora: 11:42
Provokojnë

Serbët vazhdojnë të bëjnë propaganda me slogane dhe pankarta të ndryshme në sport.

Disa tifozë serbë u shfaqën së fundmi edhe në Francë, ku e shpalosën një flamur me hartë të Kosovës, por me ngjyra të flamurit serb.

Gjithashtu, në të shkruante “Nuk ka dorëzim”, duke e vazhduar ëndrrën e tyre se Kosova është pjesë e tyre.

Me këtë rast, tifozët serbë të Auxerre e provokuan Edon Zhegrovën pasi ky ekip u përball pikërisht me Lillen, aty ku paraqitet përfaqësuesi i Kosovës.

Zhegrova u inkuadrua në lojë në fund të ndeshjes, ndërsa nuk ra pre e këtyre provokimeve të serbëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat