Benzema: Kam ndryshuar lojën nga largimi i Ronaldos

Futboll

Benzema: Kam ndryshuar lojën nga largimi i Ronaldos

Më: 9 gusht 2022 Në ora: 21:15
Benzema

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema ka folur për ndryshimet në lojën e tij pas largimit të Kristiano Ronaldos nga klubi.

Benzema tha në një konferencë për shtyp përpara ndeshjes së Superkupës së UEFA-s se pas largimit të Ronaldos ai filloi të shënonte shumë gola, megjithëse dikur shënonte më shumë asistime.

“Në atë moment, ishte koha për të ndryshuar lojën time dhe e bëra atë”, tha sulmuesi për “Marca”-n.

Ndeshja për Superkupën e UEFA-s ndërmjet Real Madridit dhe Aintraht Frankfurt do të zhvillohet nesër më 10 gusht. Kujtojmë se Reali fitoi Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar dhe skuadra gjermane u shpall fituese e Ligës Europa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat