Dermaku mëson sa do të mungojë

Futboll

Dermaku mëson sa do të mungojë

Më: 9 gusht 2022 Në ora: 23:19
Dermaku

Starti i sezonit nuk ishte më i miri i mundshëm për Kastriot Dermakun.

Mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare është dëmtuar në Kupën e Italisë në ndeshjen ku skuadra e tij u eliminua nga Çitadela. Një dëmtim i cili do ta bëjë të mungojë në startin e Serisë A.

Megjithatë, për fat të mirë situata nuk është shumë shqetësuese dhe Dermaku pritet të mungojë vetëm në dy javët e ardhshme për klubin i cili u kthye pas dy vitesh përsëri në elitë.

“Dermaku iu nënshtrua rezonancës magnetike e cila ka evidentuar një dëmtim të gradës së parë të bicepsin femoral të kofshës së majtë”, shkruhej në njoftimin e klubit.

Mediat italiane kanë mësuar kësisoj se për Dermakun do të jetë e nevojshme të bëjë pak ditë pushim, para se të kthehet përsëri në fushën e lojës me Leçen, për vijimin e sezonit ku ai do të jetë kapiteni i kësaj skuadre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat