Perez jep lajm jo të mirë për tifozët menjëherë pas ndeshjes së Superkupës

Futboll

Perez jep lajm jo të mirë për tifozët menjëherë pas ndeshjes së Superkupës

Më: 10 gusht 2022 Në ora: 23:39
Florentino Perez

Real Madridi e ka mposhtur me rezultat 2-0 skuadrën gjermane Eintracht Frankfurt për ta rrëmbyer kështu trofeun e Superkupës së Evropës.

Golat për gjigantin spanjoll i realizuan Davide Alaba dhe Karim Benzema duke siguruar kështu një tjetër trofe të rëndësishëm evropian.

Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, ka folur presidenti Florentino Perez i cili ka deklaruar se skuadra aktuale është e kompletuar dhe se nuk do të ketë blerje të reja.

“Me këtë skuadër që kemi në dispozicion, ne nuk po kërkojmë blerje të reja për Real Madridin”, tha shkurtimisht Perez për “Cope”.

Deklarata e të parit të Realit mund të mos jetë e mirëpritur nga tifozët e kësaj skuadre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat