Zbulim i papritur në zyrat e Federatës Gjermane

Futboll

Zbulim i papritur në zyrat e Federatës Gjermane

Më: 10 gusht 2022 Në ora: 23:52
Zbulim i papritur në zyrat e Federatës Gjermane

Ndryshimi i zyrave të Federatës Gjermane të Futbollit (DFB) në Frankfurt, ka sjellë një zbulim të papritur dhe shumë të mistershëm. Federata u zhvendos në kompleksin e ri gjigant që ka kushtuar 8 milionë euro, por ndërsa po boshatiseshin e pastroheshin zyrat e vjetra, kanë dalë në pah dy dhoma sekrete dhe 4 kasaforta për të cilat nuk dinte thuajse askush asgjë.

Asnjë nga katër presidentët e mëparshëm të Federatës Gjermane (Teo Zvanziger, Volfgang Nirsbah, Rainhard Grindel dhe Fritz Keler), nuk kishin informacione mbi përmbajtjen e këtyre kasafortave.

Një nga dhomat që kishte brenda 3 kasaforta të vogla, është zbuluar pranë lokalit të brendshëm në ambientet e zyrave të vjetra, në katin e parë të tyre. Ndërsa tjetra ishte në bodrumin e tyre.

Kasafortat ishin të siguruara me një kod numerik digjital me 8 shifra. Katër shifra i dinte vetëm një person nga departamenti ligjor, ndërsa katër të tjerat i dinte një person në departamentin e financës. Një situatë që ka shtuar edhe më shumë misterin dhe kuriozitetin rreth përmbajtjes së tyre.

Problemi është se në fakt çelësat dhe kombinimet janë gjetur deri tani vetëm për 2 nga këto 4 kasaforta dhe ato u hapën në praninë e Sekretarit të DFB, Haike Ulrih. Njëra përmbante, përveç gjërave të tjera, objekte që i përkitnin ish-trajnerit të kombëtares gjermane, Sep Herberger, i cili është ndarë nga jeta në vitin 1977, mes të cilave edhe 8 varëse të bashkëshortes së tij. Në kasafortën tjetër janë gjetur bileta të bardha ndeshjesh dhe flamuj që përdoreshin nga DFB për ndeshjet ndërkombëtare.

Për të hapur dy kasafortat e tjera, Federata Gjermane ka nxjerrë lajmërim për të punësuar ekspertë që dinë ta bëjnë një gjë të tillë, pasi nuk arrijnë të gjejnë kodet. Ndoshta në to do të zbulohet edhe arsyeja se pse askush në ditët e sotme nuk e dinte për ekzistencën e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat