Xherdan Shaqiri i ka dërguar fanellë të nënshkruar dhe mesazh tifozit të tij që po lufton me kancerin

Futboll

Xherdan Shaqiri i ka dërguar fanellë të nënshkruar dhe mesazh tifozit të tij që po lufton me kancerin

Më: 11 gusht 2022 Në ora: 00:53
Xherdan Shaqiri i ka dërguar fanellë të nënshkruar dhe mesazh tifozit të tij që po lufton me kancerin

Xherdan Shaqiri tregoi edhe njëherë klasin e tij me një gjest të ngrohtë për një tifoz që po lufton me kancerin.

Ylli shqiptar më parë ka luajtur te klube si Liverpool, Inter dhe Bayern Munich, ndërsa tani luan për Chicago Fire në MLS, por ka fansa në çdo vend të botës.

Njëri prej tyre është një fans i quajtur Rick Thompson nga Charlotte, Karolina e Veriut.

Rick kishte shpresuar ta shihte Shaqirin të kur Chicago të luante me Charlotte. Por ai u diagnostikua me kancer vetëm disa javë para ndeshjes.

Rickut iu është thënë që të shmang vendet e mbushura me njerëz dhe të shihte sa më pak TV.

Por Chicago i dërgoi atij një fanellë të Shaqirit me numrin 10 në shpinë, ndërsa befasia nuk u mbyll me kaq, pasi Rick mori edhe një mesazh nga lojtari i tij i preferuar.

“Përshëndetje Rick, jam Shaq. Kam dëgjuar se jeni një fans i madh. Dua t’ju falënderoj për mbështetjen tuaj gjatë gjithë karrierës sime”.

“Fatkeqësisht nuk arritët të shkoni në lojë. Unë kam një dhuratë për ju, një fanellë”.

“Shpresoj t’ju takoj një ditë. Ju uroj gjithë të mirat. Kthehuni më i fortë”, ka thënë Shaqa në mesazhin e tij.

Pa dyshim që mesazhi i Shaqitir e preku Rickun, i cila tha se kjo dhuratë do të thotë shumë për të.

Shaqiri edhe njëherë tregoi zemërgjerësinë e tij, si lojtar me klas edhe jashtë fushës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat