Candreva ndërron skuadër

Futboll

Candreva ndërron skuadër

Më: 11 gusht 2022 Në ora: 11:59
Candreva ndërron skuadër

Antonio Candreva ndërron skuadër por mbetet në Serinë A.

Sulmuesi 35-vjeçar ka mbyllur bashkëpunimin me Sampdorian dhe ka firmosur kontratë një vjeçare me opsion rinovimi me skuadrën e Salernitanës.

Futbollisti ka një eksperiencë të konsiderueshme në Serinë A, pasi ka luajtur me skuadra si Juventus, Lazio e Inter në të shkuarën, dhe ka qenë pjesë e Italisë për 9 vite në periudhën 2009-2018.

Ndërkohë, përveç Candrevës, Salernitana firmosi edhe me mesfushorin portugez Tonny Vilhena, i cili erdhi nga Espanyol në huazim me të drejtë blerjeje dhe do të mbajë fanellën me numrin 10 në klubin italian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat