Klopp: Kemi shumë dëmtime

Futboll

Klopp: Kemi shumë dëmtime

Më: 12 gusht 2022 Në ora: 18:49
Klopp

Jurgen Klopp është disi i shqetësuar për dëmtimet e këtij fillim sezoni në prag të ndeshjes së radhës në kampionat. Strategu gjerman përsëriti idenë se ekipi i tij mund të ndërhyjë sërish në merkato.

“Kemi disa lojtarë të dëmtuar, por çështja është që të dimë se deri kur do të jenë të padisponueshëm.

Një ndër zgjidhjet është edhe merkato. Ka sens vetëm nëse marrim futbollistin e duhur dhe jo një futbollist.

Zgjedhjet e tjera i gjejmë brenda ekipit. Kemi disa lojtar që po rikuperohen si Nabby Keita dhe Costas Tsimikas”, deklaroi strategu i Liverpoolit, i cili mesa duket i ka dërguar një sinjal drejtuesve për ndërhyrje në merkato.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat