FSHF e injoroi sulmuesin që i tha po Kosovës

Futboll

FSHF e injoroi sulmuesin që i tha po Kosovës

Më: 13 gusht 2022 Në ora: 16:19
FSHF e injoroi sulmuesin

Adrian Aliaj tregon se shqiptari që po shkëlqen në kampionatin kroat është sulmuesi 23-vjeçar, Emir Sahiti, i cili luan te Hajduku i Splitit.

“Për Sahitin kemi interes nga klubi i madh gjerman, Hamburg.

Nuk e di nëse do të realizohet apo jo, por do të presim deri në fund të merkatos. Shqipëria aty e kishte lojtarin, por e humbi. Për vite të tëra nuk u interesuan të vinin ta shikonin një herë në Kroaci, por është çështje menaxhimi dhe profesionalizmi.

Ai po shkëlqen te Hajduku, duke qenë ndër më të mirët.

Pasi priti për shumë kohë dhe nga Shqipëria nuk u kujtuan kurrë, vendosi të luajë për Kosovën. Është e çuditshme që si ka mundësi lojtarin më të mirë të klubit të madh kroat nuk vijnë ta shikojnë nga FSHF-ja, qoftë edhe një herë, edhe pse ka qenë me Shqipërinë U-21”, tregon Aliaj për “Panorama Sport".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat