Jep dorëheqjen nga futbolli aktiv

Futboll

Jep dorëheqjen nga futbolli aktiv

Më: 16 gusht 2022 Në ora: 17:19
Monreal

Ish-mbrojtësi i Arsenalit, Naço Monreal, ka dhënë dorëheqjen nga futbolli i luajtur.

Spanjolli i cili u aktivizua për Real Sociedadin këto tre vitet e fundit, ka marrë vendimin për t’i varur këpucët në gozhdë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, 36-vjeçari shprehet se kësaj faze në jetë i ka ardhur fundi dhe se do të përqendrohet te familja.

“36 vite duke luajtur futboll. 16 vite si profesionist. Duke e shtrydhur trupin tim dhe duke e çuar në kufij që nuk do ta imagjinoja kurrë. Gjuri më dërgon një mesazh… me zë të lartë dhe të qartë; Nuk mund të vazhdoj! A inatosem? JO! Unë e dëgjoj atë, e pranoj situatën dhe e falënderoj për gjithçka.

Një fazë ka përfunduar. Fillon një tjetër. Jam i lumtur dhe ndihem mirë. edhe njëherë… ndihem mirë!!! Dhe kjo më jep paqe në mendje. Jeta është një dhuratë dhe dua të jem mirënjohës”, u shpreh spanjolli, ku më pas falënderoi dhe skuadrat në të cilat ai ka luajtur.

Monreal ka fituar tre herë Kupën FA dhe “Community Shield” me Arsenalin dhe një herë Kupën e Mbretit me Real Sociedadin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat