Arbitri i famshëm tregon trukun që përdori

Futboll

Arbitri i famshëm tregon trukun që përdori

Më: 16 gusht 2022 Në ora: 19:12
Arbitri i famshëm tregon trukun që përdori

Arbitri gjerman (me origjinë turke), Deniz Aytekin, pranoi se kishte përdorur një truk për të maskuar se VAR po rishikonte një episod, duke parandaluar kështu që spektatorët të bëheshin të paduruar me ndërprerjen.

Situata ka ndodhur në ndeshjen hapëse të Bundesligës mes Eintracht Frankfurtit dhe Bayernit, e cila përfundoi në fitoren 1-6 të bavarezëve.

“Kishte një situatë në fillim të pjesës së dytë, u rishikuan pamjet për një penallti të mundshme. Sinjalizova për një goditje nga këndi dhe VAR-i më sinjalizoi që duhej të prisja për të rishikuar një faull të mundshëm në zonë,” – shpjegoi arbitri gjerman.  tha arbitri për revistën.

– “Nuk doja që njerëzit ta dinin, sepse nuk doja të ndikoja në zhvillimin e ndeshjes dhe atmosferën. Kështu që shkova atje ku lojtarët ishin të grumbulluar dhe i thashë (Dayot) Upamecanos të kishte kujdes në atë që po bënte.”

Upamecano, i habitur, u përgjigj se nuk kishte bërë asgjë.

“E di, por më duhet kohë”, – i tha Aytekin.

Aytekin e tregoi këtë histori pas një polemike mbi një rishikim të gjatë të një episodi në ndeshjen Bayern-Wolfsburg, që përfundoi me anulimin e një goli të Sadio Mané (rezultati do të shkonte 3-0) për shkak të një pozicioni jashtë loje të mëparshëm të Thomas Mulerit.

Sipas Aytekin, në Gjermani vlerësimet zakonisht zgjidhen më shpejt se në ligat e tjera.

“Në vende të tjera vlerësimet bëhen mesatarisht 15-20 për sekonda më gjatë. Për shikuesit, një rishikim prej 75 sekondash duket si përjetësi,” – tha Aytekin.

Arbitri i FIFA-s ,në prononcimin për “Kicker” pranoi se nuk është gjithmonë e mundur ta bësh këtë truk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat