​United ka gjithnjë e më pak besim në ardhjen e De Jong

Futboll

​United ka gjithnjë e më pak besim në ardhjen e De Jong

Më: 17 gusht 2022 Në ora: 19:03
Frenkie de Jong

Manchester United beson gjithnjë e më pak se do të sjellë Frenkie de Jong nga Barcelona, shkruan Sky, duke shtuar se transferimi ende nuk është plotësisht i pamundur.

Klubi katalanas është i vetëdijshëm se United është në kërkim të lojtarëve të tjerë, edhe pse ata ishin të përgatitur të paguanin 72 milionë funte për De Jong.

Nga ana tjetër, klubi i Mançesterit e di se Barcelona dëshiron ta shesë holandezin dhe për këtë arsye nuk do të dorëzohet plotësisht.

Për momentin, De Jong nuk dëshiron të bashkohet me United, por është në kërkim të opsioneve të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat