Media e njohur italiane sqaron pse zikaltrit morën Asllanin

Futboll

Media e njohur italiane sqaron pse zikaltrit morën Asllanin

Më: 17 gusht 2022 Në ora: 22:53
Asllani

Interi ka shitur një prej lojtarëve më të mirë të akademisë së vetë. Cassadei l fanelln zikaltër për t veshur atë të Chelsea-t.

Një transferim që i siguron nënkampionëve t Serisë A pak a shumë të njëjtën shifër të shpenzuar për Asllanin.

Pikërisht ky fakt ka ngritur pikëpyetje në Itali. Disa kanë nisur ta quajnë paradoks, pasi largojnë një nga lojtarë më të mirë të ri që kanë në grup për të marrë një tjetër mesfushor të ri po për të njëjtën vlerë.

Për të sqaruar gjithë pikëpyetjet në kokat e njerëzve mendon “La Repubblica”. Në një artikull të postuar në versionin online, gazeta italiane liston 3 arsye përse Interi ndoqi një strategji të tillë me Asllanin dhe Cassadei-n.

“E para: logjika e fitimeve kapitale, e cila lejon që paratë e mbledhura për transferta të futen menjëherë në bilanc dhe në vend të kësaj të shpërndahen shpenzimet për blerjet e reja përgjatë viteve të kontratës.

E dyta: ndryshe nga Casadei, i cili nuk ka luajtur asnjë ndeshje në Serinë A, Asllani tashmë ka pasur mundësinë të tregojë vlerat e tij në futboll për të mëdhenjtë.

E treta: të dy janë mesfushorë, por kanë karakteristika të ndryshme teknike”, sqaron “La Repubblica”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat