Përballet me disa shqetësime

Futboll

Përballet me disa shqetësime

Më: 18 gusht 2022 Në ora: 12:59
Përballet me disa shqetësime

Trajneri i Bajernit, Julian Nagelsman përballet me disa shqetësime në prag të ndeshjes së javës së tretë në Bundesligë, këtë fundjavë përballë Bohumit.

Me shumë gjasa ai ka humbur shërbimet e Serxh Gnabrisë, i cili u dëmtua përballë Volfsbugut. Kjo e ka detyruar trajnerin Julian Nagelsman të mendojë për modifikime në formacion.

Në Gjermani prisnin që ai t’i besonte Leroj Sane, zëvendësuesi i Gnabrisë në takimin ndaj Volfsburgut, por me sa duket sulmuesi i kombëtares gjermane vazhdon të humbasë kuota dhe besimin e trajnerit të ekipit.

Me kthimin e Komanit nga pezullimi dhe me një Musiala në formë të shkëlqyer, për Sanenë ka vend vetëm në stol. Kjo ka rënë në sy dhe në seancën e djeshme të stërvitore të Bajernit ku ai është rreshtuar me skuadrën e rezervave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat