Sot fillon edicioni i ri në Ligën e Parë, në program dy ndeshje interesante

Futboll

Sot fillon edicioni i ri në Ligën e Parë, në program dy ndeshje interesante

Më: 19 gusht 2022 Në ora: 15:01
Sot fillon edicioni i ri në Ligën e Parë, në program dy ndeshje interesante

Pas një pushimi të gjatë, sot (e premte) rikthehet aksioni në Ligën e Parë të Kosovës në futboll. 

Në program janë dy ndeshje mjaft interesante, të cilat e nisin kampionatin e ri.

Në Grupin A, Liria nuk do të ketë aspak punë të lehte, pasi udhëton te Rahoveci.

Në anën tjetër, një derbi lokal zhvillohet në Grupin B.

Ramiz Sadiku e fillon sezonin e ri si vendas ndaj rivalit të kryeqytetit, 2 Korrikut.

Të dy ndeshjet fillojnë në ora 17:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat