Qëkur Milani kaloi nën drejtimin e Stefano Piolit, përballjet me Atalantën kanë pasur rëndësi specifike.
Dueli i radhës mes tyre do të mbahet të dielën në 20:45, por nuk duhet harruar se ekipi “piolian” lindi pikërisht në rrënojat e një skuadre të dërrmuar 5-0 nga Atalanta më 22 dhjetor të vitit 2019.
“Falë” asaj humbjeje, Maldini vendosi të vinte bast te një 40-vjeçar që luante përtej Oqeanit.
Ishte Ibra e për të kuptuar se sa ka ndryshuar Milani që nga ajo kohë mjafton të citojmë formacionin e përbërë nga Konti, Muzakio e Rodrigez në mbrojtje, Piontek në sulm, Suso fantazist.
Kaldara, Borini, Reina dhe Bilia në stol. Kastijeho do të luante pesë minutat e fundit. Praktikisht një tjetër ekip, por i njëjti trajner,