Xavi nuk e dëshiron në skuadër

Futboll

Xavi nuk e dëshiron në skuadër

Më: 23 gusht 2022 Në ora: 13:54
Xavi nuk e dëshiron në skuadër

Martin Breithuait prej kohësh është nxjerrë në shitje nga Çavi Hernandez, me teknikun spanjoll që kërkon me ngulm shitjen e sulmuesit danez.

Siç bëjnë me dije mediat spanjolle, klubi që është gati të afrojë 31-vjeçarin është Majorka.

Negociatat duken të vështira, pasi problem është paga që ai merr te Barcelona, por ajo që mund ta bind danezin janë minutat për të luajtur, gjë që ai nuk ka për ta gjetur te skuadra katalanase.

Majorka kërkon që ta bëjë shok reparti me Vedat Muriqin, që për trajnerin Havier Aguirre, do të jetë një dyshe që do ta ndihmojë skuadrën të arrijë objektivat.

Breithueit gjithashtu njihet dhe si futbollisti më i pasur i Barcelonës, për shkak të pasurisë që ka familja e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat