Berisha vendimtar në fitoren e Augsburgut

Futboll

Berisha vendimtar në fitoren e Augsburgut

Më: 9 shtator 2022 Në ora: 23:50
Berisha

Augsburg rikthehet te suksesi në javën e gjashtë të Bundesliga dhe këtë e bënë në “Weserstadion” përballë Werder Bremen.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, me skuadrat që studiuan në imtësi njëra-tjetrën. Në fraksionin e dytë, skuadrat u shfaqën më aktive duke prodhuar raste. Vendasit vuajtën mungesën e finalizimit, ndërsa Augsburg iu fal golit të Ermedin Demirovic i cili shënoi në minutëm e 63-të, falë asistit të Mërgim Berishës.

Në frymën e fundit, Werder shpërdoroi mundësinë për të barazuar sfidën, pasi Ducksch gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, me portierin Gikiewicz që reagoi në mënyrë perfekte.

Werder rikthehet te humbja dhe mbetet me 8 pikë në vendin e 9-të, ndërsa Augsburg lë pas tre humbje radhazi duke shijuar suksesin e dytë dhe katapultohet në vendin e 11 me 6 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat