Rrahmani me Napolin ngadhënjejnë në “Giuseppe Meazza”

Futboll

Rrahmani me Napolin ngadhënjejnë në “Giuseppe Meazza”

Nga: K.G. Më: 18 shtator 2022 Në ora: 22:38
Simeone

Napoli është lider i ri në Serie A. Skuadra e Napolit ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj kampionit MIlani, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Giuseppe Meazza” në Milano. 

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, u paraqit titullar për Napolin. 

Reprezentuesi ynë, u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 63-të. 

Në minutën e 53-të, pasi u shikua sistemi VAR, u akordua penallti për Napolin. Politano (55') i pagabueshëm nga penalltia. 

Oliver Giroud barazon rezultatin në minutën e 69-të.

Një veprim i bukur i Napolit, Simeone shënon me kokë për 1:2 në minutën e 78-t.

Në minutën e 85-t, Pierre Kalulu huq një rast ideal, qëllon tërthorësen. 

Napoli është lider me 17 pikë, pasojnë Atalanta me 17, Udinese 16, Lazio 14, Milan 14, Roma 13, Inter 12, Juventus,  Torino me 10 pikë etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat