Bielsa përgatit rikhimin

Futboll

Bielsa përgatit rikhimin

Më: 24 shtator 2022 Në ora: 16:09
Bielsa përgatit rikhimin

Ditët e ardhshme do të jenë vendimtare për gjetjen e një marrëveshjeje: Marcelo Bielsa mund të afrohet nga një klub amerikano-jugor, i cili është në kërkim të një trajneri të ri.

Siç zbulon portali spanjoll “Todofichajes.com” disa burime pranë klubit të Rio de Zhaneiros kanë zbuluar sesi Santos është në negociata me Marcelo Bielsa.

Lisca është larguar, Orlando Ribeiro ka marrë drejtimin e përkohshëm të ekipit, por vullneti është që të mbyllet për një trajner të ri në funksion të javës së ardhshme. Profili i argjentinasit është veçanërisht i pëlqyer në përpjekjen për të revolucionarizuar klubin brazilian.

Dy emrat e kërkuar fillimisht ishin Sebastian Beccacece dhe Mauricio Pellegrino, por tashmë përpjekjet e tyre janë fokusuar te Marcelo Bielsa por nuk do të jetë e lehtë ta bindin.

Qëllimi i klubit brazilian është të arrijë një marrëveshje përfundimtare me një trajner që t’i jepte një shkundje klubit.

Pas Leeds, Bielsa nuk pranoi asnjë ofertë dhe vendosi të qëndronte pushim në pritje të destinacionit të tij të radhës.

Një dëshirë për revansh pas zhgënjimit në Premier League në drejtim të Leeds, skuadër e rikthyer nga Bielsa në elitën e futbollit anglez pas një mungese të gjatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat