Ylli i Fulham zgjedh kombëtaren shqiptare

Futboll

Ylli i Fulham zgjedh kombëtaren shqiptare

Më: 28 shtator 2022 Në ora: 19:37
Ylli i Fulham zgjedh kombëtaren shqiptare

Adrion Pajaziti i Fulham U-21 ka zgjedhur që të luajë me kombëtaren shqiptare duke zgjedhur që të përfaqësojë ngjyrat kuqezi.

Ai ka bërë betimin para kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj. Në një postim në rrjete sociale, kryebashkaku Veliaj uron që Pajaziti të jetë sinonim i punës dhe shembull për të rinjtë që duan të bëhen futbollistë të shkëlqyer.

“Me lojtarin fantastik të Fulhamit, talentin Adrion Pajaziti!

Uroj që, tashmë, edhe si shtetas shqiptar , të jesh ngaherë sinonim i punës dhe shembull për të rinjtë që duan të bëhen futbollistë të shkëlqyer”, shkruan Veliaj.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat