Ten Haag: Nuk u zbatuan detyrat

Futboll

Ten Haag: Nuk u zbatuan detyrat

Më: 2 tetor 2022 Në ora: 22:19
Ten Haag: Nuk u zbatuan detyrat

Manchester United regjistroi humbjen e tretë sezonale në kampionat, çka ishte më e dhimbshmja deri tani. Ekipi i Erik Ten Haag u shkatërrua 6-3 në derbin ndaj Manchester City, takim ku “Djajtë e Kuq” bënë gabime pafund dhe nuk ia dolën të përballonin furinë e kampionëve në fuqi të Anglisë.

Trajneri holandez i United nuk e fshehu zhgënjimin e tij në prononcimin e dhënë pas ndeshjes për Sky Sports, ku ndër të tjera tha: “Na mungoi besimi, jam i befasuar që nuk e kishim fare sot. Nuk pashë bindje nga ana e lojtarëve, nuk patëm as guxim në qarkullimin e topit.

Është gjithmonë e vështirë të zbulosh shkaqet e humbjes pas një performance të tillë. Lojtarët e mi e dinë se mund të bëjnë më mirë. Nëse nuk lufton në fushë, atëherë gjërat vështirësohen shumë ndaj një ekipi si Manchester City.

Kjo është një humbje e ndryshme nga ajo me Brentfordin (4-0), pasi në atë ndeshje nuk vrapuam fare. Sot nuk ia dolëm të ndiqnim principet tona, e përsëris: na mungoi besimi te vetja. Rikuperonim topin, por e dorëzonim shumë shpejt te kundërshtarët.

Gabuam shumë edhe në fazën e tranzicionit. Lojtarët nuk i zbatuan detyrat, ishim të padisiplinuar. Nuk mund të ndodhë një gjë e tillë, është e papranueshme”, deklaroi Ten Haag, i cili duhet ta harrojë sa më shpejt derbin e parë në stolin e United.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat