Lautaro mund të largohet nga Interi?

Futboll

Lautaro mund të largohet nga Interi?

Më: 6 tetor 2022 Në ora: 16:09
Lautaro

Lautaro Martinez mund të largohet nga Interi, pasi për lojtarin asnjëherë nuk kanë munguar ofertat për të ndryshuar ambient.

Argjentinasi ishte pranë largimit nga Interi edhe vitin e kaluar, por në fund vendosi të qëndronte në “San Siro”, ku sezonin e kaluar u bë lojtari kryesor pas largimit të Romelu Lukakut.

Në lidhje me një largim të mundshëm të sulmuesit ka folur edhe menaxheri i tij, Alejandro Camano, i cili nuk e ka përjashtuar një mundësi të tillë.

“Në të ardhmen mund të ndodhë gjithçka. Interi nuk është në momentin më të mirë, por është një klub i madh dhe Milano një vend i mrekullueshëm për të jetuar.

Askush nuk e përjashton faktin se klubet tjera e kërkojnë fuqishëm, por ai nuk e ka me nguti dhe dëshiron t’ia lë futbollit që t’i vendosë hapat e tij të radhës”, deklaroi menaxheri i Lautaros për “TyC Sports”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat