West Ham vuan për 3 pikët

Futboll

West Ham vuan për 3 pikët

Më: 6 tetor 2022 Në ora: 21:21
West Ham vuan për 3 pikët

Janë mbyllur tetë ndeshjet e para të raundit të tretë të fazës së grupeve të Conference League.

Anderlecht-West Ham përfundoi me rezultatin 0-1, me golin e vetëm të këtij takimi që u realizua nga Scamacca në minutën e 79’.

Ndeshja e Dnipro-1 me Vaduz u mbyll me barazimin 2-2, me vendasit që zhbllokuan rezultatin në minutën e 6’ me Dovbyk. Nga ana tjetër Vaduz gjeti rrugën drejt rrjetës në minutën e 26’ me Fehr. Më pas në minutën e 47’ Gasser u dhuroi golin e dytë miqve, teksa Pikhalyonok barazoi në minutën e 78’.

Lech Poznan-H. Beer Sheva përfundoi me barazim pa gola.

Takimi Molde-Shamrock Rovers mbaron me rezultatin 3-0, ishte Brynhildsen ai që zhbllokoi rezultatin duke gjetur rrugën drejt rrjetës në minutën e 10’.  Ndërsa në pjesën e dytë vendasit shënuan edhe dy herë të tjera, me Brynhildsen në minutën e 49’ dhe Hussain në minutën e 58’.

Pyunik Yerevan-Zalgiris u mbyll me rezultatin 2-0, goli i parë u realizua nga Juninho që u dha avantazhin vendasve. Ndërsa Otubanjo vulosi rezultatin në minutën e 61’, duke i dhënë golin e dytë ekipit të Pyunik Yerevan.

Silkeborg-FCSB përfundoi me rezultatin 5-0, me golin e parë që për vendasit e realizoi Klynge në minutën e 3’, ndërsa në minutën e 8’ Kusk dyfishoi rezultatin për Silkeborg.

Ndërsa në minutën e 35’ vendasit realizuan golin e tretë me Helenius që ekzekutoi penalltinë. Në minutën e 58’ Thordarson realizoi golin e katërt, ndërsa Adamsen vulosi rezultatin e këtij takimi në minutën e 71’ duke u dhënë vendasve golin e pestë.

Ndërsa Slovacko-Nice mbyllet me rezultatin 0-1, me golin e vetëm të këtij takimi që u realizua në minutën e 54’ nga Pepe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat