Vëllaznimi i Gjakovës i ka punët keq. Flitet e për flitet se edhe mund shuhet ky klub me renome të madhe, që do ishte tragjedi për Gjakovën dhe Kosovën.
Ditë të rënda për Vëllaznimin, n[ë fund të renditjen me vetëm 2 pikë nga 14 ndeshje të Ligës së Parë të Kosovës në futboll, Grupi A.
Klub që po rrëshqet drejt kategorisë së tretë përkatësisht Ligës së Dytë të Kosovës.
Askush nuk e ka të qartë se si do të del nga kjo gjendje e rëndë skuadra me renome.
"Sfida Vëllaznimi – Prishtina e paraparë që të zhvillohet të enjten nga ora 12:00 në Gjakovë në kuadër të Kupës së Kosovës për fazën 1/16 së finales, është anuluar.
Anulimi ka ardhur me kërkesë të klubit nga Gjakova me arsyetimin se ekipi ndodhet në gjendje jo të mirë financiare.
Prishtina mbetet me shpresë se klubi “kuqezi” do t’i tejkalojë këto sfida dhe të organizohet pasi futbollit të Kosovës i duhen klubet me traditë siç është Vëllaznimi.
Skuadra jonë pas vendimit për anulimin e ndeshjes, kalon në 1/8 e finales automatikisht.
Vëllaznimi ishte paraparë si kundërshtari i parë i Prishtinës për këtë edicion sa i përket Kupës që është trofeu i dytë më i rëndësishëm në Kosovë.
Prishtina e ka fituar Kupën e Kosovës shtatë herë, për herë të fundit në edicionin 2019/2020", njofton FC Prishtina.