Hera e parë në histori

Futboll

Hera e parë në histori

Më: 20 nëntor 2022 Në ora: 17:55
Hera e parë në histori

Ka startuar dueli i parë i këtij Botërori mes Katarit dhe Ekuadorit. Por çudia më e madhe deri tani, ndodhi vetëm 2 minuta e 38 sekonda pas fillimit të ndeshjes.

Teksa miqtë shënuan golin e parë, pas pak sekondash VAR-i iu prish festën. Goli u anulua për shkak të pozicionit jashtë loje.

Por pse themi që është një ngjarje e çuditshme?

Për herë të parë teknologjia e VAR-i u fut në Botërorin e Rusisë 2018.

Në të gjitha ndeshjet e zhvilluara asnjë gol nuk është anuluar nga VAR-i ndërsa në Katar, u nevojitën vetëm 2 minuta e 38 sekonda që kjo të ndodhte. Rikujtojmë që gjatë Kupës së Botës në Rusi janë dhënë shumë penallti falë VAR, por asnjë gol nuk është anuluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat