Emocionuese: Ky është djali që i mungon gjysma e trupit dhe hapi Botërorin në Katar

Futboll

Emocionuese: Ky është djali që i mungon gjysma e trupit dhe hapi Botërorin në Katar

Më: 24 nëntor 2022 Në ora: 21:58
Ganim Al-Muftah, vëlla binjak me Ahmed Al-Muftah

Tashmë ka nisur kampionati për Kupën e Botës, Katar 2022.

Është emociones fakti se këtë hapje e ka bërë, vëllai binjak i Ahmed Al-Muftah.

Ai është i prekur nga një sindromë e rrallë, si pasojë e së cilës i mungon gjysma e poshtme e trupit.

Shkrimi i plotë:

Personi që bëri hapjen e ceremonisë së Kupës së Botës 2022 në Katar është Ganim Al-Muftah, vëlla binjak me Ahmed Al-Muftah.

Në historinë e tyre emocionuese të zanafillës gjejmë se, gjatë shtatëzanisë, nënës së tyre i paskan rekomanduar mjekët qe t’i abortojë, ngaqë njëri fetus ishte i prekur nga një sindromë e rrallë, si pasojë e së cilës i mungonte gjysma e poshtme e trupit. Por, prindërit, pa hamendje, kishin vendosur ta vazhdojnë shtatëzaninë dhe ja ku e kemi sot Ganim-in, një djalë hafiz, një djalë që ka diplomuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe që shpreson një ditë të bëhet ambasador i Katarit në Angli.

Ky djalë mahniti secilin prej nesh me hapjen më të jashtëzakonshme në historinë e ceremonive hapëse të botëroreve të futbollit.

[Huazim]

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat