Dy vite pa Maradonën, bota e kujton: Mirënjohës për talentin e tij

Futboll

Dy vite pa Maradonën, bota e kujton: Mirënjohës për talentin e tij

Më: 25 nëntor 2022 Në ora: 12:57
Foto ilustrim

Këto ditë po luhet Botërori i parë pa Maradonën dhe mendimet e shumë tifozëve në mbarë botën (dhe të shumë tifozëve në tribunat e Katarit) shkojnë për Pibe de Oro, i cili u nda nga jeta më 25 nëntor dy vjet më parë.

Jo vetëm tifozët, reagime të ndryshme vijnë nga të gjitha anët e globit.

“Diego i përjetshëm”, shkruan Napoli në rrjetet sociale, ndërsa presidenti i FIFA-s,  Infantino shpreh mirënjohjen: “Ajo që Diego ka bërë për futbollin, duke na bërë të gjithë të dashurohemi me këtë lojë të bukur, është unike. Ai është, si ai, thjesht i jashtëzakonshëm...”.

“Diego meriton mirënjohjen tonë të përjetshme për këtë, që na mahniti me talentin e tij të jashtëzakonshëm dhe po, për të qenë kaq unik. Për të qenë Diego Armando Maradona, një legjendë, një hero dhe... një njeri".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat