Mbappe e dërgon Francën në të tetën e finales

Futboll

Mbappe e dërgon Francën në të tetën e finales

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 26 nëntor 2022 Në ora: 16:57 Përditësuar në ora: 18:54 më 26.11.2022
Mbappe

Franca më e mirë

Futbollisti Kylian Mbappe me dy golat e tij e ka dërguar Francën në të tetën e finales së Kampionatit Botëror, që po mbahet në Katar.

Kampioni në fuqi i botës, Franca, ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj Danimarkës, në kuadër të xhiros së dytë të Grupit D.  

Grupi D

Franca - Danimarka 2:1
Tunizia – Australia 0:1

Renditja

1. France    2    2    0    0    6:2    6
2. Australia    2    1    0    1    2:4    3
3. Danimarka     2    0    1    1    1:2    1
4. Tunizia    2    0    1    1    0:1    1

Danimarka e pafat, mposhtet në minutat e fundit, për këtë “fajtor” është sulmuesi Mbappe, që ishte i pandalshëm. 

Në minutën e 21-të, Adrien Rabiot (Francë) godet bukur me kokë por portieri Kasper Schmeichel tregon reflekset e tij të shkëlqyeshme dhe shpëton portën e tij.

Pjesa e dytë dinamike dhe me tre gola të realizuara.

Kylian Mbappe këmbëshpejt, në minutën e 57-të mashtron dy lojtarë dhe futet në 16-sh, godet nga rreth 14-15 metra por nuk befasohet portieri danez.

Në minutën e 60-të, Antoine Griezmann u ngut shumë dhe nga 15 meta gjuan mbi portë.

Hernandez asistoi për bukuri deri të Kylian Mbappe dhe ky nga afërsia me mjeshtri realizon për 1:0 në minutën e 61-të.
Gëzimi francez nuk zgjati më shumë se 7 minuta (68'), Andreas Christensen ka shënuar me kokë për barazimin 1:1.

Në minutën e 74-zë, Lloris shpëton gol të sigurtë, duke e mbrojtur goditjen e Jesper Lindstrom. 

Me fat Danimarka në minutën e 80-të, Rabiot godet me volej por për disa centimetra mbi portë.

Rast i artë në minutën e 81-të! Martin Braithwaite (Danimarkë) godet fortë por topi shkon jashtë shtyllë së djathtë.

Në minutën e 86-të, Antoine Griezmann asiston për mrekulli dhe Mbappe nga afërsia tund portën daneze, 2:1.

Franca kryeson me 6 pikë, pasojnë Austria 3, Danimarka 1 dhe Tunizia 1 pikë.

Më 30 nëntor do të takohen: Australia - Danimarka (16.00) dhe Tunizia - Franca (16.00).

Franca - Danimarka  2:1
Stadium 974 në Doha
Gjyqtar: S.Marciniak (Polonia). 
Shënues: Mbappe  (61' e 86')) - Christensen (68').
Kartona të verdhë: Kounde - Christensen, Cornelius.
Franca: Lloris - Koundé, Varane (Konate 75'), Upamecano, Theo - Tchouameni, Rabiot, Griezmann (Fofana 90+3'), Dembelé (Coman 75'), Mbappé - Giroud (63').
Danimarka: Schmeichel - Andersen, Christensen, Nelsson - Kristensen (Bah 90+2'), Maehle, Höjbjerg, Eriksen, Lindström (Jensen 85'), Damsgaard (Dolberg 74')- Cornelius (Braithwaite 46').

Franca me sulm të frikshëm

(E plotësuar) –90' Franca drejt fitores.

86' Franca në epërsi (2:1), Mbappe i pandalshëm.

84' Edhe më tej 1:1.

81' Rast i artë! Martin Braithwaite (Danimarkë)godet fortë por topi shkon jashtë shtyllë së djathtë.

 80' Me fat Danimarka, Rabiot godet me volej por për disa centimetra mbi portë.

77' Danimarka kërkon trepikëshin.

 74' Lloris shpëton gol të sigurtë, duke e mbrojtur goditjen e Jesper Lindstrom. 68' Andreas Christensen ka shënuar me kokë për barazimin 1:1.

Franca - Danimarka  2:1
Stadium 974 në Doha
Gjyqtar: S.Marciniak (Polonia). 
Shënues: Mbappe  (61' e 86')) - Christensen (68').

Kartona të verdhë: Kounde - Christensen, Cornelius.

Franca: Lloris - Koundé, Varane (Konate 75'), Upamecano, Theo - Tchouameni, Rabiot, Griezmann (Fofana 90+3'), Dembelé (Coman 75'), Mbappé - Giroud (63').
Danimarka: Schmeichel - Andersen, Christensen, Nelsson - Kristensen (Bah 90+2'), Maehle, Höjbjerg, Eriksen, Lindström (Jensen 85'), Damsgaard (Dolberg 74')- Cornelius (Braithwaite 46').

67' Thuram futet në lojë.

61' Hernandez asistoi për bukuri deri të Kylian Mbappe dhe ky nga afërsia me mjeshtri realizon për 1:0.

60' Ende pa gola. Antoine Griezmann u ngut shumë nga 15 meta gjuan mbi portë.

57' Mbappe këmbëshpejt, mashtron dy lojtarë dhe futet në 16-sh, godet nga rreth 14-15 metra por nuk befasohet portieri danez.

54' Lojë me vrull e Francës.

50' Danimarka është në presion.

47' Lojë edhe më e mirë pritet në pjesën e dytë.

Përfundon pjesa e parë.

45' Tre kartona të verdhë deri me tash.43' Franca me raste por pa finalizim.

40' Mbappe lësho rastin ideal, i cioli nga 12-13 metra gjuan larg mbi portë.

39' Lojë e mirë.

36' Andreas Cornelius (Danimarkë) është i pari që reagon ndaj një pasimi të dobët brenda zonës, por gjuajtja e tij shkon jashtë shtyllës së majtë.

34' Lojë e fortë, Franca po sulmon.

31' Raste të pakta.

28' Dy kartona të verdhë deri me tash:.Christensen, Cornelius24' Franca shumë e frikshme.

21'  Adrien Rabiot (Francë) godet bukur me kokë por portieri Kasper Schmeichel tregon reflekset e tij të shkëlqyera dhe shpëton portën e tij.

19' Nuk ka gola.

15' Franca po e dominon takimin.

12' Lojë e hapur por deri me tani nuk ka ndonjë rast.8' Franca e rrezikshme me Mbappen.

 6' Lojë dinamike.

4' Danimarka në presion.

1' Fillon ndeshja.

Franca me sulm të frikshëm ndaj Danimarkës.

Ndeshje që sjell emocione.

Ja si rreshtohen Franca dhe Danimarka në supersfidën europiane

Ja si rreshtohen Franca dhe Danimarka në supersfidën europiane!

Fati i Grupit D në Botërorin 2022 mund të vendoset që sot me sfidën e rëndësishme mes Francës dhe Danimarkës, dy përfaqësueseve europiane të cilat kërkojnë me çdo kusht të vazhdojnë më tej në këtë turne.

Pas fitores së thellë 4-1 ndaj Australisë, edhe pse bëhet fjalë për një ekip më cilësor përballë, Deshamp nuk ka hequr dorë nga ideja e tij për të rreshtuar katër sulmues në startin e sfidës.

Grizman, Dembele, Mbape dhe Zhiru luajnë së bashku, të mbështetur edhe nga Rabio i cili është një alternativë ofensive më shumë, siç ka treguar në ndeshjen e parë.

Danimarka sfidon Francën, publikohen formacionet zyrtare

Danimarka sfidon Francën, publikohen formacionet zyrtare!

Pas fitores bindëse 4-1 ndaj Australisë, Francën e pret testi i parë i vërtetë në këtë Kupë Bote, pasi do të përballet këtë pasdite me Danimarkën.

Një përballje mjaft interesante padyshim, duke qenë se danezët nuk shkuan përtej barazimit pa gola në ndeshen e parë ndaj Tunizisë dhe do të kërkojnë fitoren, për të mos komplikuar rrugëtimin e tyre.

Dy trajnerët kanë ndarë mendjen edhe për formacionet, teksa janë konfirmuar më të mirët për çdo skuadër, në ndeshjen që do të startojë në orën 17:00 në ekranin e RTSH, kanali 100 në paketën e DigitAlb.

Franca - Danimarka, sfidë e nxehtë

Franca me fitore e siguron kalimin më tutje, Danimarka është në presion sepse veç triumfi e mban paksa më të qetë për xhiron e fundit. 

Ndeshja e xhiros së dytë mes Francës dhe Danimarkës, pritet me emocione.

Franca kryeson me 3 pikë në Grupin D të Kampionatit Botëror, pasojnë Australia 3, Danimarka 1 dhe Tunizia 1 pikë.

Franca - Danimarka   

Franca: Lloris - Koundé, Varane, Upamecano, Theo - Tchouameni, Rabiot, Griezmann, Dembelé, Mbappé - Giroud.
Danimarka: Schmeichel - Andersen, Christensen, Nelsson - Kristensen, Maehle, Höjbjerg, Eriksen, Lindström, Damsgaard - Cornelius.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat