FIFA nuk duron, i drejtohet Serbisë për provokimin ndaj Kosovës

Futboll

FIFA nuk duron, i drejtohet Serbisë për provokimin ndaj Kosovës

Nga: K. Goca Më: 26 nëntor 2022 Në ora: 17:51
Provokimi serb

Nuk është hera e parë që Serbia ka vepruar me provokime dhe duke paraqitur herë harta e herë fyerje, një herë nga tifozët dhe tani vet si përfaaqësuese..

A do të ndëshkohet Serbia për provokimin e madh? CIla do të jetë masa disiplinore?

Ky është skandali më i madh që ka ndodhur në Kampionatin Botëror.

"Federata Serbe e Futbollit u akuzua nga FIFA të shtunën për varjen e një pankarte politike për shtetin fqinj të pavarur Kosovën në dhomat e zhveshjes përpara se të luante me Brazilin në Kupën e Botës", shkruan mediumi “Associated Press”.

Ata treguan një hartë të Serbisë që përfshinte territorin me demek krahinë e tyre, por Kosova është shtet i pavarur për gati 15 vjet, dhe slogani i serbëve ishte: "Jo dorëzim".

Federata e Futbollit e Kosovës u ankua të premten në FIFA, ndërsa kanë reaguar edhe Komiteti Olimpik i Kosovës dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.

FIFA ka përmendur një pjesë të kodit të saj disiplinor që mbulon sjelljen e pahijshme, duke përfshirë "gjestet, shenjat ose gjuhën fyese" dhe "përdorimin e një ngjarjeje sportive për demonstrime të një natyre josportive".

Organi drejtues i futbollit nuk dha një afat kohor për një vendim, megjithëse Serbia do të luajë të hënën kundër Kamerunit.

Që kur Kosova u anëtarësua në FIFA dhe UEFA në vitin 2016, shtëpia evropiane e futbollit ka siguruar për arsye sigurie që kombëtaret e saj të mos takohen me Serbinë apo Bosnje-Hercegovinën në grupet kualifikuese për Kupën e Botës dhe Kampionatin Evropian.

"Akte të tilla të shoviniste nuk kanë vend në një ngjarje sportive, e aq më pak brenda objekteve ku zhvillohet ngjarja më e madhe e futbollit botëror, prandaj FFK si anëtare e barabartë me të gjitha anëtaret e tjera të FIFA-s, kërkon nga ky institucion që të ndërmarrë masa sanksionuese ndaj veprimeve që nxisin urrejtje mes popujve dhe janë kundër vlerave njerëzore", kështu ka reaguar FFK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat