Veprim në kundërshtim me rregullat

Futboll

Veprim në kundërshtim me rregullat

Më: 28 nëntor 2022 Në ora: 18:18
Mbappe

Veprim në kundërshtim me rregullat!

Polemikat vazhdojnë në Katar, me shumë federata dhe disa lojtarë që po bien në mosmarrëveshje me FIFA-n. Listës së “rebelëve” i shtohet edhe emri i Kylian Mbappe, i cili në dy ndeshjet e zhvilluara nga Franca nuk pranoi të paraqitej në intervistat pas ndeshjes.

Kjo zgjedhje e lojtarit ka ngjallur acarimin e FIFA-s, e cila tashmë po kërcënon me sanksione lojtarin dhe federatën franceze.

Tashmë pas ndeshjes mes Francës dhe Australisë, ylli i Les Bleus kishte zgjedhur të mos ndalej për prononcim   pas  mbarimit të takimit.

Pas fitores ndaj Danimarkës, skena përsëritet. Pavarësisht se shokët e tij të skuadrës Lloris, Tchouameni, Griezmann, Koundé, Giroud, Upamecano dhe Varane të gjithë dolën para gazetarëve, Mbappé shkoi në dhomat e zhveshjes duke refuzuar të ndalet për intervista.FIFA po mendon seriozisht për ndonjë sanksion të mundshëm, vendim i cili mund të vijë në ditët në vijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat